Telegrafi

Në moshën 27 vjeçare vdes nipi i Elvis Presley

Benjamin Keough (Foto: Alamy/TMZ)

Muzikanti Benjamin Keough, nipi i legjendës Elvis Presley, ka ndërruar jetë të dielën në Calabasas të Kalifornisë, vetëm disa muaj para ditëlindjes së 28-të.

Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësi i nënës së tij, Lisa Marie Presley. Sipas njoftimeve të TMZ, ai ka bërë vetëvrasje duke e lënë nënën e tij plotësisht të rrënuar.

“Është krejtësisht e thyer, e lënduar dhe e rrënuar, mirëpo do të përpiqet të qëndroje e fortë për binjakët 11 vjeçarë dhe vajzën e madhe. E ka admiruar atë djalë. Ai ka qenë dashuria e jetës së saj”, ka thënë zëdhënësi.

Benjamin e ka bërë jetën private jashtë syrit të publikut, ndërsa kishte arritur marrëveshje pesëmilionë dollarëshe para disa viteve me një kompani të madhe. Mirëpo, asnjëherë nuk arriti famë si muzikant.

Pos djalit, Lisa është nënë e një vajze 31 vjeçare dhe binjakëve, Finley dhe Harper, të cilët janë 11 vjeçarë. /Telegrafi/