Telegrafi

Në moshën 22 vjeçare, Pebbles bëhet qeni më i vjetër në botë

Pebbles zyrtarisht është bërë qeni më i vjetër në botë.

Me datën 17 maj, në moshën 22 vjeç dhe 50 ditë, qeni i racës Fox Terrier e morri titullin si “Qeni më i vjetër në Botë” nga Libri i Rekordeve Botërore Guiness, përcjell Telegrafi.

Bobby dhe Julie Gregory nga qyteti i Taylors i Karolinës Jugore, u bënë pronar të qenit në mars të vitit 2000.

Udhëtimi i Pebbles në rrugën për tu bërë qeni më i vjetër në botë filloi kohë më parë, më saktë në muajin prill, kur TobyKeith, një qen i racës Chihuahua në moshën 21 vjeçare e morri titullin si qeni më i vjetër në botë nga Guiness.

Pebbles duke festuar ditëlindjen

Kur familja e cila është pronare e Pebbles, morri vesh për rekordin e TobyKeith, shpejt filluan kontaktet me Guiness për të u treguar se Pebbles në fakt është qeni më i vjetër në botë, ku edhe pas disa ditësh ata e morën çmimin nga Libri i Rekordeve Botërore Guiness. /Telegrafi/