Site icon Telegrafi

Në moshën 100-vjeçare voton ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter ka votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Carter hodhi votën me postë të mërkurën, sipas zëdhënësit Matthew De Galan, shkruan cnn.

Vetëm muaj më parë, nipi i Carterit i tha Atlanta Journal-Constitution se 100-vjeçari shpreson të jetojë deri sa të nis procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ai raportohet se ka votuar për zëvendëspresidenten Kamala Harris, kandidaten demokrate për presidente.

Theksojmë se 59-vjeçarja ka marrë mbështetjen edhe të ish-presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë), por në disa shtete ka filluar procesi i votimit, i cili njihet edhe si “votimi i hershëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version