Njëra prej femrave më të bukura në botë, Chelsi Smith, ka ndërruar jetë në moshë 45 vjeçare.
Fituesja e trefishtë e garave të bukurisë këtë fundjavë e ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë.
Gail Clark and the Miss Texas USA pageant family are deeply saddened to learn of the death of Chelsi Smith. We extend our sympathy and prayers for those closest to her. She will always be remembered and loved as a great Texas beauty. pic.twitter.com/QoRgVffAs9
— TPG Productions (@TPGProdTX) September 8, 2018
Zëdhënësi i familjes së saj ka thënë për The Mirror se në vitin 2017, ajo ishte diagnostikuar me kancer të mëlçisë.
Smith është amerikania e vetme me racë të përzier, e cila e ka fituar plot tri herë epitetin e më të bukurës.
Fitoren e parë në një garë bukurie e kishte fituar në vitin 1994 kur u shpall ‘Miss Galveston County’.
RIP to the beautiful Chelsi Smith, Miss Universe 1995, who today lost her battle with cancer at the age of 45. pic.twitter.com/EaDavtRLej
— Sally-Ann Fawcett (@sallyann16) September 8, 2018
Më pas e ka fituar titullin ‘Miss Texas USA’, ndërsa në vitin 1995 fitoi edhe në garën botërore të bukurisë, ‘Miss Universe’.
Krahas sukseseve në garat e bukurisë, ajo ka punuar edhe si modele, aktore, këngëtare dhe si moderatore televizive. /Telegrafi/