Pavel Nedved ka thënë se Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo do të mbeten te Juventusi dhe se Zonja e Vjetër do të luftojë deri në fund.
Emisioni satirik, Striscia La Notizia, i ka ndarë trofeun Tapiro d’Oro (Tapiri i Artë) zëvendëspresidentit të Juventusit – çmim të cilin duhej ta merrte trajneri.
Mirëpo, Pirlo është larguar nga Continassa përmes një porte tjetër, ashtu që çmimi famëkeq i është dhënë legjendës çeke.
Presenza ormai fissa alla Continassa: Valerio Staffelli pic.twitter.com/nuiWGkR5o6
— Romeo Agresti (@romeoagresti) May 10, 2021
“Janë disa vështirësi, por ne do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Nedved gjatë largimit nga fusha stërvitore.
Il Tapiro d’Oro është një çmim satirik televiziv që ndahet prej vitit 1996 nga Antonio Ricci si pjesë e emisionit Striscia la Notizie. Trofeu është i ndërtuar sipas tapirit – një gjitar që jeton në Amerikën Jugore dhe në Azinë juglindore.
Trofeun e ndani dërguari i emisionit, Valerio Staffelli, ndërsa u ndahet personaliteteve nga skena, politika, sporti apo cfarëdo sfere tjetër, për të cilët konsiderohet se kanë nevojë për frymëzim që t’i përmirësojnë gjërat.
Kjo ndodh në rast se kanë qenë protagonist të ndonjë ngjarjeje absurde, janë dëmtuar nga një palë e tretë ose kanë qenë të përfshirë në ndodhi të pakëndshme dhe të pasuksesshme.
Juve konfirmoi se Pirlo do të qëndrojë në postin e trajnerit së paku deri në fund të sezonit, përkundër humbjes turpëruese nga Milani.
Il faudrait un Tapiro d’Oro géant pour Nedved, Paratici, Pirlo et Agnelli chaque week end. Peut être qu’ils finiront par comprendre dans 100 ans. https://t.co/05DGgY9CDk pic.twitter.com/6xszPEP7h1
— Dino (@kvudinh) May 10, 2021
Po ashtu, moskualifikimi eventual i Bianconerëve në Ligën e Kampionëve vë në rrezik edhe qëndrimin e Cristiano Ronaldos në Allianz Stadium.
“Pirlo dhe Ronaldo do të qëndrojnë te Juventusi”, ka thënë zëvendëspresidenti i klubit. /Telegrafi/