Shefat e shërbimeve ushtarake të kundërzbulimit të vendeve të Evropës Juglindore, ndër të cilat edhe Maqedonia, sot kanë diskutuar për rreziqet e krizës së migrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata kanë diskutuar edhe për radikalizimin e ekstremizmit kombëtar, që sipas tyre, çon në terrorizëm.
Takimi mbahet në Krishinjev të Moldavisë, në kuadër të nismës rajonale që udhëhiqet nga Këshilli rajonal për bashkëpunim (KRB) dhe njëri nga vendet e Evropës Juglindore, që tani për tani është Moldavia, si kryesuese.
Sekretari i përgjithsëm i KRB-së, Goran Svillanoviq ka paralajmëruar se kërcënimet ekzistojnë dhe bëri thirrje për veprimtari të përbashkët pragmatike./Telegrafi/