Qindra qytetarë morën pjesë në marshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, i cili po mbahet në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, në shenjë proteste ndaj vrasjes së të riut mitrovicas Ermal Kamberaj natën e 5 majit.
Marshi protestues është organizuar nga shoqëria civile, e ku përveç qytetarëve të shumtë, morën pjesë edhe personalitete të publike, në mesin e tyre edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, raporton Telegrafi.
Marshit i janë bashkangjitur edhe familjarët e Ermalit.
Marshi u mbjt në shenjë revolte ndaj vrasjes së 24 vjeçarit, Ermal Kamberaj, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa i ndjeri ishte duke punuar. /Telegrafi/