Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani ka konfirmuar se një pacientë i vdekur i prekur me COVID-19 ka qëndruar në një dhomë me pacientët e tjerë për shtatë orë.
“Janë procedura të veçanta që trajtojnë pacientët e vdekur nga COVID-19 dhe si të tilla respektohen edhe nga Spitali i Mitrovicës. Ato procedura varen edhe nga niveli qendrorë. Pra Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar një kompani që bënë bartjen e pacientëve të vdekur nga COVID-19”, ka deklaruar drejtoresha Hasanaj Barani në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës ka treguar se në këtë komunë janë 301 raste aktive me coronavirus derisa 937 tjerë janë shëruar.
“19 pacientë janë të hospitalizuar derisa disa prej tyre marrin terapi në qendrën COVID”.
Hasanaj Barani thotë se në këtë komunë po trajtohen edhe pacientët shqiptarë të komunave veriore./Telegrafi/