Site icon Telegrafi

Në Mitrovicë mbahet aktiviteti “Java e arsimit gjatë gjithë jetës”, synon vetëdijësimin e shoqërisë për mundësinë e përgatitjes për punë në çdo moshë

Pamje nga mbajtja e aktivitetit "Java e arsimit gjatë gjithë jetës"

Gjatë ditës së djeshme, nxënësit e shkollës së mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë kanë organizuar aktivitetin “Java e arsimit gjatë gjithë jetës”.

Ky aktivitet kishte qëllim ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë për mundësinë e përgatitjes për jetë dhe punë në secilën moshë, shkruan Telegrafi.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ka thënë se kjo javë i dedikohet rëndësisë së mësuarit gjatë gjithë jetës ku sipas saj, është një koncept që thekson konsistencën dhe emancipimin e qytetarëve për pjesëmarrje më të madhe në shoqëri.

“Sot, kjo tendë e të mësuarit gjatë gjithë jetës u vizitua nga shumë nxënës të shkollave fillore si dhe shumë qytetar kalimtar”, ka thënë Kadriu.

Pamje nga mbajtja e aktivitetit

Ajo u ka ofruar mbështetje nxënësve duke thënë se do të jenë pranë tyre, sipas kërkesave të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version