Në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ka filluar një iniciativë solidarizuese në nder të muajit të Ramazanit.
Nga fillimi i këtij muaji është vendosur një raft në të cilën shërbehën pitalka falas për qytetarët në nevojë, shkruan Telegrafi.
Organizuesit e kësaj iniciative solidarizuese nuk pranuan të prononcohen, derisa u shprehën se këtë e kanë bërë si akt bamirësie dhe nuk dëshirojnë të flasin më shumë për të.
Në anën tjetër, qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë dhe janë falënderues ndaj saj. Ata thanë që janë ndarë të kënaqur dhe ndjehen të lumtur për këtë shërbim.
Të tilla iniciativa solodarizuese respektohen gjithmonë nga qytetarët e Mitrovicës, e kur ato realizohen gjatë muajit të Ramazanit bëhen ende më të ndjera për besimtarët myslimanë. /Telegrafi/