Telegrafi

Në Ministrinë e Shëndetësisë janë dhënë rroga të nivelit evropian, Taravari do të informojë së shpejti (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka shpalosur detaje rreth të angazhuarve me kontratë në vepër në Ministrinë që ai e drejton tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, honoraret kanë qenë mjaf të larta sa që kanë arritur deri 5 apo 6 rroga mesatare. Ai nuk shpalosi emra konkret, apo të dhëna tjerë, por tha se revizori është duke u kryer dhe do të njoftojnë për informacione shtesë.

Taravari tha se do të dilet me të dhëna konkrete se sa pagesa janë bërë dhe sa është dëmtuar buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Rrogat kanë arritë vlera të standardit evropian./Telegrafi/