Telegrafi

Në Ministrinë e Drejtësisë hapet ekspozita “Rrugëtimi drejt Lirisë”

Në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, është hapur ekspozita “Rrugëtimi drejt Lirisë”, me fotografi të fotoreporterit Alban Bujari.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se hapja e kësaj ekspozite risjell pamjet më të trishtueshme të historisë së Kosovës, e cila dokumenton të gjitha krimet e kryera në vend.

“E vërteta e Kosovës duhet të bëjë jehonë kudo në botë. Për këtë ekspozitë dua të falënderojë fotografin Alban Bujari”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci theksoi se Serbia ushtroi gjenocid në vend, e që për mbi 1600 persona nuk dihet ende për fatin e tyre.

“Dëshmitarët jemi të gjithë, fatmirësisht kemi çfarë të themi në anën e drejtësisë. Edhe bë mënyrë institucionale që të qojmë para drejtësinë që na takon”, shtoi ajo.

Ndërsa, fotografi Alban Bujari ka theksuar se këto fotografi janë të masakrave të kryera në Kosovë. E për këtë ekspozitë ka falënderuar ministrinë e Drejtësisë.

Në prerjen e shiritit të kësaj ekspozite kanë marrë pjesë edhe Bajram Çerkini, e Nafi Krasniqi nga “Drejtësi për të Gjithë”. /kp/