Një 52 vjeçar, me inicialet M.M. shtetas i Serbisë, ka vdekur të shtunën aksidentalisht, pas shembjes së dheut në një pjesë të minierës së Trepçës në Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i policisë për veriun e Mitrovicës.
“Një punëtor ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut. Është një person i nacionalitetit serb, i lindur në vitin 1968. Policia dhe Forenzika kanë qenë në vendin e ngjarjes. Është tërhequr trupi i tij dhe është dërguar për obuksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Hoti për Klan Kosova.
Sipas tij, rasti do të hapet si “Vdekje e dyshimtë”.