Site icon Telegrafi

Në mesnatë përfundon afati i paraqitjes për votim të personave me Covid-19, të sëmurët dhe të dobëtit

Afati për paraqitje për votim të personave me Covid-19 dhe ata që ndodhen në vetizolim apo karantinë, të sëmurit, të dobëtit dhe personat me sëmundje kronike, përfundon sonte ne mesnatë më 8 korrik.

Personat me coronavirus apo ata që ndodhen në vetizolim, përveç autorizuesit, mund të paraqiten edhe përmes aplikacionit të vendosur në ueb-faqen e KSHZ-së https://izolacija.sec.mk/. Përveç kopjes së letërnjoftimit, personat me Covid-19 apo ato në vetizolim duhet të dorëzojnë edhe vendimin për karantinë apo vetizolim që e ka dhënë Inspektorati Shëndetësor.

Personat të cilët do të rezultojnë pozitiv me coronavirus pas 8 korrikut, apo do të vendosen në vetizolim pas kësaj date, nuk do të mund të paraqiten për votime.

Të sëmurët dhe të sëmurët kronik do të votojnë më 14 korrik. Edhe ata duhet të paraqiten për votime me dorëzimin e dokumentacionit të duhur.

Të dhënat e fundit që KSZH i publikoi për paraqitje në votime më 13 dhe 14 korrik janë të 6 korrikut. Deri atëherë janë paraqitur vetëm 19 persona me Covid-19 dhe 1.129 persona të sëmurë apo të dobët. Afati i personave në paraburgim shtëpiak përfundon më 11 korrik ndërsa më 9 korrik, përkatësisht nesër përfundon afati për paraqitje të vëzhguesve në zgjedhje.

Fushata zgjat deri më 12 korrik në mesnatë, dhe më pas ka tre ditë heshtje parazgjedhore për shkak të votimit nga dita e hënë./Telegrafi/

Exit mobile version