Site icon Telegrafi

Në mesnatë mbaron regjistrimi i të sëmurëve dhe personave invalid për votim në shtëpi

Nga Komision komunal zgjedhor Shtip sot pasdite janë paraqitur 15 persona të sëmurë dhe invalid të votojnë në shtëpi, një ditë para referendumit të 30 shtatorit.

Kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor Shtip Senka Adnreeva thotë se hapësirat e KKZ punon deri në mesnatë, kur skadon afati për paraqitje. Ajo shtoi se këto nuk janë numrat zyrtar i të regjistruara, ndërsa të hënë do ta dinë numrin zyrtar të personave të sëmurë dhe invalid që të drejtën e tyre të votës do ta shfrytëzojnë më 29 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë ditës presim të arrijë materiali zgjedhor, ndërsa 48 para referendumit do të marrim materialin. Mbaruan edhe trajnimet për anëtarët e këshillave zgjedhore”, ta Andreeva.

Ajo theksoi se në Shtip ka gjithsej 77 vende zgjedhore, që në ditën e referendumit do të jenë hapur nga ora 7:00 deri në ora 19:00/Telegrafi/

Exit mobile version