Telegrafi

Në mesnatë duhet të votohet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Maqedoni

Komisioni Kuvendor për Çështjet Evropiane ka vazhduar me punën e tij sonte pas seancës në të cilën debatohet për Projekt-ligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar në leximin e dytë.

Për momentin debatohet për amendamentin e dytë nga 400 gjithsej për Kodin Zgjedhor të ngritura nga OBRM-PDUKM-ja.

Diskutimet tri herë kanë qenë të ndaluara dhe ishte dhënë pauzë, dy herë për shkak të atmosferës së tensionuar, ndërsa njëherë me kërkesë të koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së për të vërtetuar se a janë të përkthyera në gjuhën shqipe të gjitha 400 amendamentet.

Diskutimet në Komision duhet të mbarojnë deri në mesnatë, sepse sipas Rregullores, për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuara dhe me flamurin evropian duhet të zgjasin dy ditë. /Telegrafi/