Barbados ka larguar zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II nga kreu i shtetit dhe është bërë republikë në një ceremoni brenda natës në kryeqytetin Bridgetown.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dame Sandra Mason u betua si presidente gjatë një ngjarjeje në mesnatë që përkon me 55 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Princi i Uellsit dhe këngëtarja barbadiane Rihanna morën pjesë në këtë ngjarje.
Në një fjalim, Princi Charles pranoi “mizorinë e tmerrshme të skllavërisë” që pësoi ishulli i Karaibeve.
Për të nënkuptuar ndryshimin zyrtar të pushtetit, u bë një përshëndetje e fundit për monarkinë britanike.
Duke folur si i ftuar nderi në këtë ngjarje, Princi Charles përsëriti vazhdimin e lidhjeve midis dy kombeve pavarësisht ndryshimit të statusit kushtetues.
Ai e përshkroi momentin si një fillim të ri përpara se t’i jepej Urdhri prestigjioz i Lirisë së Barbados nga presidentja e re.
Dame Sandra Mason, 72 vjeçe, guvernatorja e përgjithshme e ishullit që nga viti 2018, u emërua si presidente e zgjedhur e kombit pas një votimi në parlament muajin e kaluar. Tani ajo zëvendëson Mbretëreshën si kreu i shtetit.
Barbados njoftoi planin e tij për t’u bërë republikë vitin e kaluar, por ai do të mbetet brenda Commonwealth-it. /Telegrafi/