Telegrafi

Në mesin e spekulimeve për lidhjen e tyre, Arbenita shpërndan këngën e Feros

(Foto: Instagram/ferofera/arbenitalsmajli)

Lidhja e modeles Arbenita e Ismajli dhe reperit Fero vazhdon të jetë mjaft e përfolur në faqet rozë.

Pikërisht romanca me yllin e hip-hopit e bërë të njohur bukuroshen për publikun e gjerë, ndërsa ajo ishte edhe pjesë e videoklipit të hitit “Ride or Die” .

Lexo po ashtu Arbenita tërheq vëmendjen e faqeve rozë me dukjen e saj

Më pas një kohë pati spekulime se çifti është ndarë, megjithatë nuk zgjati shumë dhe nisi të flitet për ribashkimin e tyre.

Në ndërkohë, këto ditë në rrjetet sociale, u publikua një video, në të cilën shfaqej Arbenita në përqafimin e një mashkulli tjetër.

Porse për të heshtur thashethemet për ndarjen me Feron, ajo e ka shpërndarë në InstaStory këngën më të re të reperit, me titull “Marijuana”. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/arbenitalsmajli)