Site icon Telegrafi

Në mesin e 32 viktimave nga COVID-19, është edhe një person nën moshën 30 vjeçare nga Podujeva

Klinika Infektive e QKUK në Prishtinë/ Foto: Ridvan Slivova

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 32 viktima dhe 1.612 raste të reja nga coronavirusi.

Në mesin e viktimave është një person në kategorinë e moshës 20-29 vjeç nga Podujeva.

Po ashtu një burr dhe grua nën 40 vjeç nga komuna e Pejës janë viktima të COVID-19.

Tre viktimat tjera janë tre burra të moshës 50-59 vjeçare, njëri është nga Rahoveci, njëri nga Kamenica dhe njëri nga Fushë Kosova.

Nëntë viktimat tjera – 6 gra dhe 3 burra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Vushtrrisë, Skenderajt, Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Klinës, Gjilanit dhe Gjakovës.

Nëntë viktima – 5 burra dhe 4 gra janë të moshës 70-79 vjeçare. Dy viktimat janë nga Vitia, tri nga Peja, dy nga Gjilani, një nga Gllogoci dhe një nga Fushë Kosova.

Tetë viktima – 5 gra dhe 3 burra janë të moshës mbi 80 vjeçare.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 276,890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza./Telegrafi.

Exit mobile version