Telegrafi

Në mesin e 13 viktimave nga coronavirusi është edhe një 45 vjeçare nga Istogu

Foto: Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë konfirmuar 574 raste të reja.

Në mesin e viktimave është edhe një 45 vjeçare nga Istogu, transmeton Telegrafi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç) thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 574 raste pozitive.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 233.

Pastaj, Gjakovë 36 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Pejë 31 raste, Gjilan 27 raste.

Kamenicë 24 raste, Mitrovicë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Podujevë 21 raste, Ferizaj 20 raste.

Lipjan 18 raste, Obiliq 18 raste, Klinë 11 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste.

Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Skenderaj 3 raste dhe Shtërpcë 1 rast.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19. /Telegrafi/