Site icon Telegrafi

Në meshë shpërndanë dhurata me vlerë miliona dollarë

Dhjetëra mijëra njerëz u paraqiten të dielën në meshën e Kishës Trupi i Krishtit në Texas sepse priftërinjtë ofruan shpërblime për të gjithë ata që u paraqitën në kishë, ndërsa ata më me fat fituan shpërblime me vlerë milionëshe, shkruan AP.

Të gjithë ata që erdhën në meshë shkruan emrat e tyre në një listë për të marrë pjesë në lotari. Ata më me fat fituan automobila të shtrenjtë dhe plazma e LCD televizorë, por askush nuk doli duarthatë prej kishës. Ata të cilët nuk fituan shpërblimet kryesore, shkuan në shtëpi me një thes dhurata në vlerë prej 300 dollarëve.

Dhuratat janë donacion i anëtarëve të kishës të cilët mbetën të kënaqur që “mashtrimi” i tyre pati sukses. Qëllimi i tyre ka qenë t’i ofrojnë njerëzit më afër Zotit. /Telegrafi/

Exit mobile version