Sipas të dhënave nga hulumtimi i gazetës javore Capital Investor, vetëm dy për qind e femrave blejnë automjete më të shtrenjta se 50.000 euro derisa këtë e bëjnë 5.1 për qind e të anketuarve meshkuj.
Meshkujt më rrallë u lejojnë ndokujt që të vozisin automjetin e tyre (16 për qind), derisa këtë e bëjnë 25 për qind e femrave.
Vozitësit kalojnë në bazë vjetore më shumë kilometra sesa vozitëset, 46 për qind e gjermanëve kalojnë prej 12.000 deri në 30.000 kilometra, derisa 60 për qind e grave në këtë shtet kalojnë më pak se 12.000 kilometra në vit.