Site icon Telegrafi

Në mes të transmetimit të drejtpërdrejtë, qeni ia rrëmbeu mikrofonin reporteres dhe u largua

Parashikimi i motit drejtpërdrejt në Moskë u bë viral pasi qeni u fut në kornizë dhe vodhi mikrofonin e gazetares, raportoi media ruse.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i gazetares ruse të Mir TV, Nadezhda Seryozhkina, u ndërpre nga një qen i bardhë, i cili u hodh mbi të, i kapi mikrofonin nga dora e saj dhe iku, transmeton Telegrafi.

Seryozhinka i bërtiti qenit për “ndaluar” dhe “eja këtu” ndërsa u përpoq pa sukses ta kapte atë në urën nga e cila raportonte, njoftoi kameramani Dimitri Lotovski në Twitter.

Dhe ndërsa kameramani ishte duke filmuar reporteren duke ndjekur qenin, xhirimi tjetër tregon prezantuesen e habitur në studio.

“Ne duket se kemi humbur kontaktin me gazetaren tonë. Ne do të përpiqemi të lidhemi përsëri me të”, tha prezantuesja. /Telegrafi/

Exit mobile version