Grupet e të rinjve u përleshën me policinë në periferi të Parisit herët të mërkurën në mëngjes, në ditën e katërt radhazi të konfrontimeve, pas rritjes së tensioneve sociale për rregulla të rrepta të kufizimit të kundër coronavirusit.
Në Villeneuve-La-Garenne, në veri të kryeqytetit, policia hyri në një kompleks banesash sociale për të ndalur trazirat, transmeton Telegrafi. Policia përdori mburoja për të mbrojtur veten nga shishet e thyera që u hidheshin atyre nga dritaret e banesave.
Plusieurs départs de feux à #VilleneuveLaGarenne, les CRS rejoignent des effectifs de la BAC de nuit sur place. pic.twitter.com/5JAcpGAXlh
— Remy Buisine (@RemyBuisine) April 19, 2020
Në Nanterre, më tej në perëndim, rrugët ishin mbushur me kontejnerë të djegur dhe xhama të thyer. Trazirat u raportuan gjithashtu në rrethin Clichy, pjesën veriore të kryeqytetit.
Tensions en cours ce soir à #VilleneuveLaGarenne. pic.twitter.com/unQejtbl8N
— Remy Buisine (@RemyBuisine) April 19, 2020
Një zëdhënës i prefekturës së policisë sqaroi për Efe se natën e së martës deri të mërkurën kishte nëntë arrestime dhe se u nisën lloje të ndryshme predha dhe pajisje piroteknike kundër disa patrullave të policisë, por pa konfrontime ose lëndime të drejtpërdrejta. /Telegrafi/
La situation se tend à #VilleneuveLaGarenne, intervention des forces de l’ordre. Utilisation de gaz lacrymogènes. pic.twitter.com/VEYQqHwgdI
— Remy Buisine (@RemyBuisine) April 19, 2020