Një video e bërë virale në internet duket se tregon një burrë në Francë i cili shijon një sanduiç në mes të një rruge, në mes të kaosit të protestuesve dhe policisë në Nanterre të Francës.
Videoja e postuar nga “RapleakTwsh” në Twitter ka marrë mbi 1.5 milionë shikime.
Lui il a vraiment pas de problème dans sa vie #Nanterre #JusticepourNahel pic.twitter.com/yIW7KXlMll
— chedly_92777 (@RapleakTwsh) June 29, 2023
“Ai me të vërtetë nuk ka asnjë problem në jetën e tij #Nanterre”, shkruhej në mbishkrim.
Në Francë ka pasur protesta të dhunshme për tri ditë radhazi për shkak të vdekjes së 17-vjeçarit algjerian i cili u qëllua nga policia franceze gjatë një ndalimi trafiku.
Qeveria franceze ka mobilizuar 45 mijë oficerë policie të premten në mbrëmje për ta menaxhuar protestat. /Telegrafi/