Një shofer në Portland të Oregonit, SHBA, për pak sa i ka shpëtuar më të keqes derisa ishte brenda veturë dhe po lëvizte në autostradë, kur befasisht mbi xhamin e përparmë i ra një qese e madhe e najlonit duke ia “paralizuar” dukshmërinë.
E gjitha ndodhi gjatë 22 shtatorit derisa po lëvizte në autostradën 205, në veri të qytetit të tij të lindjes, transmeton Telegrafi.
“Një qese e najlonit fluturoi dhe ma mbuloi xhamin e përparmë. Jam detyruar të voziti ashtu për 150 metra edhe pse nuk shihja asgjë çfarë kishte para meje”, ka deklaruar ky shofer që ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Në videon e publikuar më poshtë shihet momenti kur qesja e najlonit i mbështillet në xham, por që për fat të mirë askënd në ato momente nuk e kishte përpara, pasi që pasojat do të ishin ndoshta edhe fatale.
Megjithatë ky shofer arriti ta ndal veturë në skaj të rrugës dhe ta largojë qesen që për pak sa nuk ia mori jetën. /Telegrafi/