Qytetarët e Vjenës mbetën të habitur kur panë një burrë sesi fuste kokën në beton që u tha shpejtë, e më pas me çekan goditi “bllokun e betonit”.
Shpejt në vendin e ngjarjes u shfaq policia dhe ekipet e shpëtimit, kurse ky burrë nuk kishte nevojë për ndihmë sepse e nxori veten nga situata e pakëndshme pa e asistuar askush, transmeton Telegrafi.
Burri në Vjenë në kohën kur në treg kishte numër të madh të njerëzve, e futi kokën në mikserin e betonit. Më pas u ulë në tokë dhe filloi të qeshë derisa u tha betoni dhe u shndërrua në një bllok.
Mori çekanin dhe e theu bllokun e betonit në kokë, duke mos pasur nevojë që të intervenojnë ekipet e shpëtimit – e këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë.
I pyetur nga ekipet e shpëtimit nëse është mirë dhe për çfarë bëhet fjalë ai është përgjigjur shkurt, “jam mirë”.
Në fund u konstatuar se ishte pjesë e një truku dhe se “shfaqja” ka zgjatur 15 minuta, dhe në bllokun që e kishte në kokë kishte lënë vrima për të marrë frymë. /Telegrafi/