Shoqata për mbrojtjen e kafshëve ‘Anima mundi’ shfaqi një fotografi tronditëse të një kali të ngordhur që bartet me kamion nëpër rrugët e Shkupit.
“Aq shumë çnjerëzor jemi sa që as edhe një tmerr i tillë në rrugë për ne s’do të thotë asgjë – kjo është Shkupi dhe Maqedonia, me të cilat e gjithë bota duhet ta shohë dhe të na njohë. I tillë është trajtimi i kafshëve”, shprehe nga ‘Anima mundi’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata kërkojnë nga MPB dhe AUV të reagojnë dhe ta dënojnë personin që në mes dite dhe në kulmin e komunikacionit në Shkup ka bartur kalë të ngordhur.
“Nëse kjo kalon pa dënim, ne jemi të gjithë primitiv, pa asnjë gramë vetëdije, ndjenjë dhe turpi”, shprehen nga kjo shoqatë./Telegrafi/