Ndonjëherë ndihet si Philip Bunce, ndonjëherë si Pippa Bunce. Edhe pse zyra e gjendjes civile e ka regjistruar si mashkull, ai shpenzon gjysmën e kohës të veshur si një burrë dhe gjysma tjetër si një grua, sipas disponimit të tij.
Në rolin e Pippa-s, ai hyri në “Financial Times dhe Her-oes Champions of Women in Business”, një renditje që shpërblen qindra gra më me ndikim në botën e biznesit të Londrës.
Bunce, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, punon në zyrën e “Credit Suisse” në Londër.
Dhe të themi se organizatorët menaxhojnë dhe përpilojnë një renditje paralele të drejtuesve meshkuj, por Bunce ka zgjedhur të emërohet në kategorinë femërore.
Vendimi nxiti polemika të nxehta dhe një diskutim të thellë rreth “zhanrit fluid”, përcjell gsh.
Reagimet – Kiri Tunks, bashkë-themeluesja e “Woman’s Place Uk”, tha se “kështu tallen gratë dhe arritjet e tyre. Cilat ishin meritat e saj të veçanta si grua?”.
Të njëjtin mendim ka edhe Kristina Harrison, aktiviste e LGBT-së, e lindur mashkull, por u bë një grua njëzet vjet më parë.
“Të jesh një grua, nuk është një kostum që mund të vishet në disa ditë po dhe në disa të tjera jo. Ideja se një person mund të bëhet një grua veshur me një parukë dhe një fustan është thellësisht seksiste”.
Suki Sandhu, përgjegjës i renditjes, nuk pajtohet me këtë rast: “Lista i shpërblen ata që punojnë për të promovuar diversitetin gjinor, prandaj kemi përfshirë Bunce”. Ndërsa një zëdhënës i bankës tha: “Credit Suisse është krenar që është një punëdhënës gjithëpërfshirës, i cili feston të gjitha aspektet e diversitetit”.