Telegrafi

Në Merdare nuk ka pritje, te Dheu i Bardhë deri 40 minuta

Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë për festat e fundvitit në Kosovë po presin me orë të tëra nëpër kufijtë e shteteve, si Slloveni, Hungari, Kroaci.

Por ndryshe është gjendja në pikat kufitare në Kosovë.

Në Merdare gjatë ditës ka pasur pritje vetëm rreth 40 minuta, ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare.

Lexo po ashtu Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë - vazhdojnë radhët e gjata të veturave nëpër kufij

Këtë lajm e ka konfirmuar Arzen Rifati nga Dogana e Kosovës, i cili përmes telefonit ka dhënë detaje edhe për pikat tjera kufitare.

“Gjatë ditës në pikë-kalimin në Merdare pritjet kanë qenë rreth 40 minuta, kurse tani në mbrëmje nuk ka pritje. Po ashtu edhe në pikat tjera kufitare, si te Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinjë, dhe Muqibabë, pritjet sillen nga 20 deri 40 minuta”, ka bërë të ditur ai.

KP ka provuar të marrë informacione edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, por që nuk kanë qenë të qasshëm në telefon.