Site icon Telegrafi

Në Merdare kolona një kilometër, pritjet deri në gjashtë orë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë në këto ditë të nxehta, ka bërë të shkaktohen kolona të gjata në pikë kalimet kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Qendra për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë shkaktuar në pikë kalimin Merdare ku kolonat në hyrje janë deri në 800 metra ndërsa në dalje deri në një kilometër (1000 metra). Ndërsa pritjet në këtë pikë kalim në hyrje janë deri në katër orë, kurse në dalje deri në gjashtë orë, shkruan Telegrafi.

Pas këtij pikë kalimi, sipas njoftimit më pas kolona të gjata janë shkaktuar edhe në Jarinjë, në hyrje deri në 150 metra, ndërsa në dalje deri në 120 metra. Kurse pritjet në hyrje kanë qenë deri në një orë e gjysmë kurse në dalje deri në 15 minuta.

Në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, kolonat në hyrje janë të gjata deri në 100 metra kurse në dalje deri ën 30 metra. Ndërsa pritjet janë deri në gjysmë ore.

Kurse në pikë kalimin Mutivodë dhe Hani i Elezit, kolonat janë deri në 50 metra në hyrje dhe në dalje deri në 40 metra. Kurse pritjet deri në 10 minuta.

Ndërsa sipas njoftimit të kësaj Qendre, pikë kalimet tjera janë të kalueshme.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi/

Exit mobile version