Site icon Telegrafi

Në mëngjes janë ndjerë dy tërmete në Maqedoni

Në orën 8:00 dhe 8:15 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar tërmete me epiqendra 77 kilometra në juglindje të Shkupit dhe janë ndjerë në Shtip dhe rrethinë.

Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës deklaron se sipas të dhënave aktuale madhësitë e tyre të Rihterit ishin 3.1 në të parin dhe 2.7 në tërmetin e dytë.

“Ata janë ndjerë nga banorët në Shtip dhe rrethina me intensitet të shkallës III sipas shkallës makro-sizmike evropiane”, informojnë nga Observatori Sizmologjik./Telegrafi/

Exit mobile version