Kai Havertz mund të mos ketë shënuar në debutimin e tij në Ligën Premier për Arsenalin kundër Nottingham Forest, megjithatë, ai ka filluar të fitojë zemrat e tifozëve.
Gjermani e nisi ndeshjen nga fillimi, ndërsa Topçinjtë morën një fitore mbresëlënëse në Emirates.
Havertz, kalimi i të cilit në klub nuk u pëlqeu disa mbështetësve, grumbulloi disa shifra mbresëlënëse në lojë.
Në bazë të tyre, ai ishte në mesin e lojtarëve të Arsenalit që performuan mirë dhe kjo ka befasuar tifozët e tyre.
Një tifoz shkroi: “Havertz vazhdon të më befasojë. Kur ne nënshkruam me të mendova se ai do të ishte një dështim për lojën tonë sulmuese”.
“Ajo që kam parë deri më tani është krejtësisht e kundërta – rezultat i mirë në mbrojtje, mbajtje e shkëlqyer e topit, çuditërisht efektiv në fitimin e topit. Megjithatë, kontributi në sulm ka qenë disi konservator dhe i paqartë. Shpresojmë, që gjërat do të zgjidhen me kohë”, ka shkruar një tjetër.
Ndërsa një tifoz tjetër shkroi: “Kam vënë re te Chelsea se ai tenton të kontrollojë shumë topin kur ka një pasim përpara që është pak i rrezikshëm. U vu re disa herë sot se ai provoi të luante topin klinik”. /Telegrafi/
Kai Havertz stats against Nottingham Forest
51 – Pass Attempts 88.2%
3 – Prog Passes
2 – Key Passes
0.22 – xA
2 – Shots
0.12 – xG
4 – Fouled
6 – Prog Carries
10 – Prog Passes Received
5 – Touches in the box
1 – Tackles
2 – Fouls
1 – Interceptions
3 – Aerial Duel Won (of 7) pic.twitter.com/MiBU3RmAuQ— Scott Willis (@scottjwillis) August 12, 2023