Site icon Telegrafi

Në Meksikë vriten 11 anëtarë të familjes – në gjumë!

Sulmues të panjohur kanë vrarë 11 anëtarë të një familje, në mesin e të cilëve edhe pesë të mitur.

Sulmi ka ndodhur natën mes të premtes dhe të shtunës, në qytetin Ciudad de Victoria në veri të Meksikës, ndërsa besohet se sulmuesit kanë hyrë në shtëpi dhe kanë hapur zjarr në familjarët derisa ata flinin.

Edhe tre persona në një shtëpi tjetër janë vrarë, në mesin e të cilëve edhe një djalë i vogël.

Zyrtarët lokalë i kanë thënë AFP-së se sulmi besohet që ka lidhje me konfliktin e dy bandave në këtë rajon.

Pesë vajza të vogla janë vrarë në sulmin e parë derisa djali është vrarë në sulmin e dytë.

Exit mobile version