Telegrafi

Në Meksikë bëhet ‘gafa e vitit’, portieri del në rivënie këndore dhe pranon njërin nga golat më të largët në histori

Portieri i Pachucas, Oscar Ustari ka pranuar njërin nga golat më të largët në histori, pasi dalja e tij në rivënie këndore i kushtoi me pranim të golit ekipit të tij.

Pachuca u mposht në shtëpi me rezultat 1-3 nga Puebla në ndeshjen e javës së 14-të në Superligën e Meksikës.

Por, në këtë takim ndodhi diçka që ndodh rrallëherë, pasi u shënua një gol nga gati 80 metra distancë në minutat shtesë të ndeshjes.

Ish-portieri i Getafes, Ustari, tani portieri aktual i klubit Pachucas u hodh në sulm për të ndihmuar ekipin e tij në një rivënie këndore për të barazuar rezultatin.

Megjithatë, e gjitha shkoi keq dhe jo vetëm që nuk arriti të përfundojë aksionin, por një lojtar rival e ndëshkoi.

Nga topi i larguar nga zona, lojtari Salvador Reyes pasi bëri disa hapa goditi topin duke e çuar në portën e zbrazët nga gati 80 metra. /Telegrafi/