Telegrafi

Në meçin që zgjati tetë raunde, Floyd Mayweather dhe Logan Paul zhgënjyen shikuesit

Logan Paul dhe Floyd Mayweather kanë zhvilluar përballjen e tyre ekzibicionale që zgjati deri në tetë raunde.

Në këto duele nuk ka fitues, pasi janë më shumë për t’i kënaqur adhuruesit e boksit edhe pse mbrëmë një gjë e tillë nuk u pa.

Youtuberi dështoi të bënte goditje të sakta në kokën e amerikanit, pasi me gjithë fuqinë e tij, një gjë e tillë do të realizohej.

Në anën tjetër, Mayweather mjeshtërisht anashkalonte çdo goditje të tij të rrezikshme, aq sa e paraqiste Logan Paulin si një amater në këtë sport.

Kjo nuk është hera e parë që amerikani merr pjesë në këso takime ekzibicionale, pasi një të tillë e kishte edhe në vitin 2018, kundër Tenshin Nasakawa.

Takimi i tij i fundit profesional ishte ai ndaj Conor McGregorit në vitin 2017, duke arritur të mbante rekordin perefekt prej 50 fitoresh dhe asnjë humbje. /Telegrafi/