Telegrafi

Në Mbretërinë e Bashkuar nga sot nuk do të lejohet tubimi i njerëzve me më shumë se gjashtë persona

Nga sot në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të mund të takohen më shumë se gjashtë persona, fazë kufizuese e cila u implementua nga qeveria britanike për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit do të gjobiten me 3,200 funte në qoftë se nuk i përmbahen masës së re.

Bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme Mbretëria e Bashkuar regjistroi rreth 3,330 raste të reja nga sëmundja e COVID-19.

Masa e re e njohur si “rregulli i gjashtë”, ndryshon për dallim në Skoci dhe në Uells dhe ka disa përjashtime të kufizuara duke përfshirë dasmat dhe funeralet, derisa puna dhe arsimi nuk do të preken.

Rregulli do të zbatohet në hapësirat e mbyllura dhe të jashtme në Angli si dhe në Skoci, ndërsa në Uells vetëm brenda objekteve. /Telegrafi/