Mbi 621,000 raste të coronavirusit dhe më shumë se 28,000 vdekje janë raportuar në të gjithë botën.
Në Itali, 9134 njerëz vdiqën nga coronavirusi. Në 24 orët e fundit, 969 njerëz kanë vdekur dhe 5909 raste të reja janë raportuar me Covid-19, dhe ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë, transmeton Telegrafi.
Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë raportuar mbi 105,000 pacientë të infektuar me coronavirus.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë mbi 18 mijë raste.
Duhet të theksohet se jo të gjitha shtetet kanë raportuar raste të reja.
Sipas të dhënave të disponueshme, 1717 njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara deri më tani. 241 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 1019 njerëz vdiqën nga coronavirusi.
BBC raporton se numri i personave të shtruar në spital që vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar është tani 1019, duke përmendur shifrat e fundit të publikuara të shtunën nga Ministria Britanike e Shëndetësisë dhe Mirëqenies.
Vdekjet u raportuan nga ora 1 pasdite të premten dhe tregojnë një rritje prej 260 personash që nga azhurnimi i fundit.
Deri në orën 5 të mëngjesit, në Mbretërinë e Bashkuar u raportuan 17.089 raste të coronavirusit.
UPDATE on coronavirus (#COVID19) testing in the UK:
As of 9am 28 March, a total of 120,776 have been tested:
103,687 negative.
17,089 positive.As of 5pm on 27 March, of those hospitalised in the UK, 1,019 have sadly died. pic.twitter.com/2VKcYgQy2Z
— Department of Health and Social Care (@DHSCgovuk) March 28, 2020
Dita më e keqe në Spanjë
Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Spanjë ka tejkaluar 5,600 pasi 832 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 5690, dhe numri i të infektuarve tani është 72.248.
Ndërkaq autoritetet iraniane njoftuan të shtunën se 139 persona kanë vdekur nga coronavirusi, dhe tani, sipas shifrave zyrtare, ka 2.517 vdekje në Iran, në një nga vendet më të prekura. /Telegrafi/