Telegrafi

Në mbrëmje u shtri pranë bashkëshortit për të fjetur, kur u zgjua në mëngjes ishte në prag të vdekjes – merimanga e hirtë e kishte pickuar (Foto)

Claressa Coleman 29-vjeçe nga Arkanzasi ishte shtrirë pranë bashkëshortit 33-vjeç Alan për të fjetur, kur ndjeu një pickim në krahun e djathtë.

Ajo mendoi se e kishte pickuar ndonjë mushkonjë, por kur u zgjua në mëngjes kishte një mavijosje të madhe nga kafshimi i merimangës. Megjithatë, ajo e injoroi plagën dhe vendosi të shkojë në punë, transmeton Telegrafi.

Pasi arriti në zyrë filloi të vjell, kurse simptomat çdo herë e më shumë i shpërndaheshin në pjesë të ndryshme të trupit dhe veshkat nuk i punonin më.

Me të parë se çfarë ndodhi me të, shefi i saj e dërgoi me urgjencë në spital, kurse rezultatet e gjakut kanë vërtetuar se në gjak kishte helm të merimangës ngjyrë hiri.

Për shkak të reaksioneve, ajo qëndroi e shtrirë në spital për më shumë se një muaj, më pas u lirua për të qëndruar në shtëpi me një terapi strikte.

Por, kjo terapi vetëm sa shkaktoi reaksione tjera edhe më të këqija, kështu u detyrua të kthehet në spital.

Për fat të mirë pas disa javëve gjendja e saj shëndetësore filloi të stabilizohet. /Telegrafi/