Site icon Telegrafi

Në mbledhjen e ardhshme qeveritare do të diskutohet për hapjen e çerdheve në Maqedoni

Foto Ilustruese

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se gjithçka është gati për hapjen e çerdheve dhe se në mbledhjen e ardhshme do të vendoset se kur do të jetë data e saktë kur do të fillojnë me punë.

Sipas tij, çerdhet janë të gatshme për punë tani për shtator, por Qeveria do të vendos nëse do të hapen në shtator, gjatë mesit të muajit shtator apo në tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I përpunuam protokollet e reja për çerdhe, me zvogëlimin e numrit të fëmijëve në grupe dhe edukim të edukatoreve dhe mendoj se është e sigurt për hapjen e çerdheve. Data për hapjen do të caktohet nga Qeveria, ndërsa unë personalisht konsideroj se ata mund të fillojnë me punë nga shtatori”, tha Filipçe.

Protokollet në çerdhe janë matja e temperaturave, çarçafë të posaçme për çdo fëmijë, largësi mes shtretërve. Po ashtu një grup duhet të ketë minimum 15 fëmijë./Telegrafi/

Exit mobile version