Telegrafi

Në mbeturina 1.3 miliardë tonelata ushqim

“Për shkak resurseve natyrore të kufizuara, për të ushqyer popullatën në botë, e cila është në rritje, më me ndikim do të ishte zvogëlimi i humbjeve, se sa rritja e prodhimit të ushqimit”, thuhet në raportin e FAO-së, të cituar nga agjencia AFP.

Përderisa 925 milionë njerëz nga tërë bota vuan nga uria, në të njëjtën kohë shumë ushqim kalbet, ose hedhet, sasi e barabartë me gjysmën e të korrave globale të drithërave, tërheqin vërejtjen ekspertët e kësaj organizate.

Te vendet në zhvillim problem para së gjithash paraqet humbja e ushqimit, si për shkak të dështimit të rendimenteve dhe infrastrukturës së dobët, kurse në vendet e zhvilluara tregtarët dhe konsumatorët hedhin ushqimin që mund të konsumohet. Secili qytetar i Evropës dhe i Amerikës Veriore secilin vit mesatarisht hedhë 95, përkatësisht 115 kilogram ushqim. /Telegrafi/