Site icon Telegrafi

Në mbështetje të profesorit nga Vushtrria për vallëzimet e tij në rrjetet sociale, nis sfida “#ProfaChallenge”

U bë i njohur në rrjetin social “TikTok” me vallëzimet e tij, profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti.

Ai madje falë këtyre vallëzimeve mori epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”.

Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Por këto video kanë bërë që në adresë të tij të bëhen edhe komente e fyerje të shumta.

Lexo po ashtu U bë viral në “TikTok” me vallëzimet e tij, profesori nga Vushtrria pre e bullizmit në mediat sociale

E si rrjedhojë e kësaj shumë qytetarë dolën në përkrahje të tij, ku kanë nisur një sfidë në rrjetet sociale si shenjë përkrahje për profesorin Paci.

Valon Canhasi, ekspert i rrjeteve sociale ka nxjerr në profilin e tij në Facebook një video ku shihet duke vallëzuar, njëjtë si profesori Paci, dhe ka vënë mbishkrimin “ProfaChallenge”.

“Ju ftoj të gjithëve me bë nga një video duke vallëzuar në zyre apo në shtëpi”, ka shkruar Canhasi.

Kësaj thirrje i është përgjigj edhe aktorja dhe deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi.

“Unë nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash që kom arsye mas krejt seneve që i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe. Unë jom ftyre publike se jom pjese e skenës së artit që shumë vjet, tash edhe pjesë e politikes, po prap m ‘shajnë, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profë”, ka shkruar Matoshi.

Kësaj sfide iu është bashkuar edhe qytetari Riard Rexhepi i cili u ka bërë thirrje kolegëve të tij t’i bashkohen kësaj sfide.

Edhe aktivisti Shpend Lila ka ri postuar një video nga arkiva ku shihet duke vallëzuar dhe ka vendosur mbishkrimin “profë kur pi hijm duet”. /Telegrafi/

Exit mobile version