Një studente nga Çekia, e cila i përket fesë katolike, po agjëron Ramazanin që të mbështesë miqtë që i përkasin fesë myslimane.
Zuzana Lhotova, e cila gjendet me studime në Indonezi, ka vendosur që për herë të parë të agjërojë dhe ta ndajë eksperiencën e saj me mediat, transmeton Telegrafi.
“Është shumë më e vështirë për mua, sepse unë nuk kam ndjenjë shpirtërore prapa kësaj”, ka thënë ajo, lidhur me sakrificën që po bën çdo ditë deri në perëndimin e diellit. “Për mua është e rëndësishme ta përjetojë Ramazanin, sikurse miqtë e mi. Nuk ishte aq e vështirë sa kam mendova, përpos mungesës së ujit.”