Telegrafi

Në Mavrovë në izolim shtëpiak janë dhjetëra qytetarë

Në Mavrovë e cila është komunë e ngjitur me Dibrën ku është shpallur gjendje krize për shkak të coronavirusit, në izolim shtëpiak janë vetëm dhjetëra njerëz, dhe për fat të mirë nuk ka raste me coronavirus.

gjatë kësaj periudhe, që nga shfaqja e virusit në izolim shtëpiak ishin qindra persona, kryesisht të ardhur nga Italia dhe Gjermania, përcjell Telgerafi Maqedoni.

Kryetari i Komunës së Mavrovës, Medat Kurtovski thotë se banorët rreptësisht i respektojnë rekomandimet dhe masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

“Falënderoj banorët që i respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve. Vetëdija e tyre kontribuon që të mos kemi raste me covid-19. Janë ndërmarrë masa edhe nga shtabi i krizës, në dezinfektim të objekteve dhe hapësirave publike”, thotë Kurtovski.