Telegrafi

Në Mavrovë-Rostushë janë legalizuar 1360 objekte pa leje

Në komunën Mavrovë-Rostushë janë leaglizuar gjithsej 1360 ndërtime pa leje, ose 30% e numrit të përgjithshëm të kërkesave të dorëzuara për legalizim, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të dy afatet për dorëzimin e kërkesave të këtilla, janë pranuar gjithsej 4590 lëndë për shqyrtim.

Sipas Haris Ibraimit, këshillëtar në Sektorin për menaxhimin me tokën ndërtimore të komunës, një numër i vogël i lëndëve të mbetura janë në procedurë, ndërkaq pjesa tjetër nuk mund të procesohet për shkak se nuk janë të kompletuara, pasi që thuajse të gjitha lëndët e mbetura janë pa elaborat gjeodezik./Telegrafi/