Do të rritet intensiteti i reshjeve të borës gjatë ditës, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe veriore të Maqedonisë.
Në pjesën juglindore të vendit do të ketë reshje të shiut dhe borës. Do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriore. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga -2 deri në 3 gradë celsius.
Më shumë borë ka rënë në Mavrovë 73cm, në Kodrën e Diellit 40cm, në Krushevë 39cm.
Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se nga dita e premte deri ditën e diel moti do të jetë me temperatura të ulëta, ndërsa në luginat e vendit do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave./Telegrafi/