Site icon Telegrafi

Në mars pritet rritja e pagës minimale në Maqedoni

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi u shpreh se masat e Qeverisë po japin rezultate, ndërsa inflacioni është në nivelin si para krizës.

“E thamë se deri në fund të vitit se inflacionin do ta çojmë deri në nivelin para krizës. 3.5% është inflacioni i fundit, në muajin e fundit”, theksoi Bytyqi.

Ai shtoi se gjatë muajit të fundit ka edhe rritje të çmimeve me pakicë për vetëm 1%/

“Në mars paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa rritje pritet të ketë edhe paga mesatare”, u shpreh Bytyqi./Telegrafi/

Exit mobile version