Telegrafi

Në mars miqësorja Brazil-Itali

Dy rivalët e përjetshëm është parashikuar të takohen në qershor si pjesë e garës së lartpërmendur, e cila do mbahet në Brazil, por ata do të luajnë paraprakisht në një miqësore në Gjenevë të Zvicrës.

Kjo sfidë do të shënojë ndeshjen e dytë të Luiz Felipe Scolarit si trajner i Selecaos, ndërkohë që ndeshjen e parë do ta zhvillojë në shkurt kundër Anglisë.

Brazili dhe Italia për herë të fundit kanë luajtur në Kupën e Konfederatave të vitit 2009, të cilën e fitoi Selecao me rezultat 3-0. /Telegrafi/