Telegrafi

Në mars Kosova drejton takimin e parë të CEFTA-s

Kosova presidencën e CEFTA-s e ka marrë nga janari i këtij viti, ndërsa takimi i 11 marsit do të jetë aktiviteti i parë në kuadër të kësaj presidence.

Ende nuk është e qartë nëse kryesimin e këtij institucioni do ta bëjë Kosova vetë apo së bashku me UNMIK-un. Në web-faqen e CEFTA-s thuhet UNMIK/Kosovo.

Vitin e kaluar CEFTA është kryesuar nga Serbia. /Telegrafi/