Site icon Telegrafi

Spartak Ngjela: Në mars fillon shqiptarizmi real, bashkimin e trojeve shqiptare po e kërkon SHBA dhe BE

Bisedimet dyditore të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, me homologun grek Kotzias, përbëjnë një hap të rëndësishëm për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet ekzistuese mes dy vendeve, por jo vetëm.

Duke marrë shkas nga ky takim, avokati Spartak Ngjela, përmes një statusi në Facebook ndalet tek marrëveshja e detit me Greqinë dhe thotë se gjithçka iu kthye shqiptarëve me vullnetin e amerikanëve.

“Turp i madh: Grekët deklarojnë se kanë dashur të pushtojnë territor shqiptar me marrëveshje të shitur. Është fjala për marrëveshjen e detit.

Kjo është klasa politike shqiptare: vjedhacake deri në shitje terroritoresh.

Gjithmonë kështu, që nga Esad Toptani e deri sot.

Fatkeqësia e madhe e këtij vëndi në mbi njëqind vjet.

Por tani të gjithë janë drejt fundit.

Fuqitë e mëdha që na kanë gjymtuar duke na quajtur osmanë janë tani të bashkuar me idenë austrohungareze që vetëm shqiptarët janë perëndimorët siu generis në Ballkanin Perëndimor.

Madje, në të gjithë Ballkanin: se edhe kroatët në 60 për qind të tyre janë në një prejardhje me shqiptarët.

Erdhi koha që shqiptarët të vendosin të drejtat e tyre.

Janë fuqitë e mëdha, Uashingtoni dhe Berlini – USA dhe BE, që janë të sigurt se në këtë politikë globale shqiptarët janë avangarda perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Ky është sekreti i kësaj kohe.

Por ende shqiptarët kanë dhe një betejë: antikorrupsionin.

Kjo është beteja për të hyrë në Perëndim juridikisht.

Në mars fillon shqiptarizmi real. Këta që bëjnë lloqe me njëri-tjetrin do dorëzojnë gjithçka e do të ikin me turp.

Këtë po presin shqiptarët, dhe politika amerikane ua ka premtuar.

Mos harroni dhe këtë: edhe detin e grabitur nga grekët me anë të tradhtisë shqiptare, forca e politikës amerikane na i ka kthyer.

Edhe diçka: bashkimin e trojeve shqiptare po e kërkon historia” (sic.), ka shkruar Ngjela. /Telegrafi/

Exit mobile version